Aktualitet

Amnistia për të dënuarit, përfitojnë rreth 570 persona. Cilat janë kriteret dhe kategoritë

Rreth 570 të burgosur ose persona nën hetim pritet të përfitojnë nga amnistia e Ministrisë së Drejtësisë.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka siguruar dokumentin për dhënien e amnistisë, ku janë të specifikuara dhe kriteret.

Sipas këtyre kritereve, nga aministia në burgje do të përfitojnë meshkujt e dënuar deri në 3 vite burgim dhe femrat e dënuara deri në 4 vite burgim. Për të dyja këto kategori, dënimet duhet të jenë dhënë deri më datë 30 Qershor 2023.

Kategoritë e tjera që përfitojnë janë personat meshkuj, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet; personat femra, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet; personat e dënuar femra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç; personat e dënuar meshkuj, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 65 vjeç; personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç; Të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja e dënimit, sipas pikës 1, të këtij neni, ose, edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e amnistisë sipas këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kritereve ndaluese të përcaktuara në pikën 1 dhe 2, të nenin 4 të këtij ligji, u zbritet 1 vit e gjysëm për personat e dënuar, gra, dhe të miturve dhe 1 vit për personat e dënuar, burra.

Sipas ligjit për amnistinë, do të pushohet ndjekja penale për pjesen më të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vjet si dhe përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë meshkujt dhe 1.5 vite femrat dhe të miturit që nuk përfitojnë amnisti si të tjerët, me përjashtim të të dënuarve me burgim të përjetshëm, të dënuarve për vrasje dhe subjekteve të SPAK. 

Exit mobile version