Aktualitet

Alarmi/ Diabeti me shifra të frikshme. Mjeku Toti:Shqetësim I madh diagnostikimi tek moshat e reja 

Close-up of an old man's routine medical examination, checking blood sugar level.

Rritet në mënyrë  të frikshme numri i personave që vuajnë nga diabeti në vendin tonë . Sipas statistikave zyrtare thuhet se janë mbi 90 mijë qytetarë të diagnostikuar këtë vit nga 86 mijë që ishin një vit më parë. Specialistët e fushës sqarojnë se pandemia e COVID-19 çoi në një shpërthim të diabetit që nuk ishte hasur më parë. Por ajo që është më alarmanet për mjekët është pjesa e pa diagnostikuar. “Në 2022 ishin 86 mijë persona, këtë vit janë mbi 90 mijë persona në të gjithë vendin që janë evidentuar edhe nga Check Up-i. Por studimet e fundit tregojnë që vetë covidi i ka shtuar rastet me diabet  dhe sidomos rastet me diabet tip 1 që nuk kishin lidhje me trajtimin por me vete Covid-in”, u shpreh Florian Toti mjek endokrinolog. Një tjetër problem shqetësues është prekja gjithnjë e me shpesh e moshave të reja. “Deri tëkrahasur me 40 raste në vit që zbuloheshin më parë, kjo tregon një shtim të numrit”,shtoi mjeku.         Që prej 1 janarit fishat e diabetit ofrohen falas për moshën mbi 65 vjeç. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, bëri me dije se me buxhetin e vitit 2024 do të përfitojnë edhe 4500 pacientë.“Në buxhetin e këtij viti janë parashikuar në mënyrë progresive edhe sesi do të vijnë duke u shtuar 65-vjeçarët, vetëm sivjet shtohen 4500 65-vjeçarë që do të kenë mundësi të përfitojen nga ky program.”tha Mira Rakacolli zv Ministre e Shëndetësisë. Mjekët bëjnë thirrje për parandalim që në fëmijëri të kësaj sëmundje e cila është ndër më të kushtueshmet për familjen që ka një pjesëtar me diabet. Duke iu referuar rasteve tek moshat e vogla, në ditën botërore të diabetit, apeli i kryetari të Bashkisë së Tiranës ishte për prinderit që ti angazhojnë fëmijët sa më shumë në aktivitete sportive.

Exit mobile version