Aktualitet

Kopshtet, dhuna ndaj 3-vjeçares/Kontrolli Policisë në terren evidenton 45 kopshte pa licensë në disa qytete.

Kontroll I kopshteve dhe çerdheve private, ky ka qenë dhe qëllimi I aksionit të Policisë në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Në një aksion blic Policia e Tiranës ka evidentuar një numër të konsiderueshëm kopshtesh dhe cerdhes të palicensuara. Policia e Tiranës ka nisur një aksion për kontrollin dhe verifikimin e kopshteve e çerdheve private në kryeqytet. Aksioni vjen pas rastit të rëndë ku u dhunua dhe i’u thye këmba një vajze 3-vjeçe në kopshtin ‘Stinën’ në Tiranë ku u arrestua edukatorja Majlinda Dehima. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se janë gjetur 37 kopshte në Tiranë pa licensë ku policia ka nisur hetimet dhe i ka dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme. Aksioni I Policisë është shtrirë edhe në qytete të tjerë të vendit ku janë evidentuar 4 kopshte në Durrës, 3 në Lezhë dhe 1 në Gjirokastër dhe këto pa licensë. Ata akuzohen për veprën penale mospagim të taksave. Sipas po këtyrë burimeve për gjithësecilin rast do meren masat e duhura.

Exit mobile version