Aktualitet

Ligjin për studentët e Mjekësisë pezullohet nga Gjykata Kushtetuese

Protestat e studentëve të mjeksisë duket se po bëjnë efektin e duhur. Gjykata kushtetuese ka pezulluar ligjin për studentët e mjekësisë. Konkretisht ditën e sotme Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë ligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, çka i ndalon ata të ikin nga Shqipëria 5 vite pas mbarimit të studimeve. Me anë të një vendimi, Gjykata ka pranuar kërkesën e një grupi deputetësh dhe studentësh, duke pezulluar zbatimin e ligjit deri në shqyrtimin në themel të tij. Ligji i kundërshtuar gjerësisht nga studentët dhe opozita, u miratua në korrik të këtij viti si masë për të frenuar largimin e mjekëve nga Shqipëria. Kujtojmë se studentët e mjeksisë kanë zhvilluar një numër të konsiderueshëm protestash nëpër institucionet ligjzbatuerse. Me pezullimin e perkohshëm të ligjit duket se po I japin drejtim dhe problematikës së studëntëve të mjekësisë.

Exit mobile version