Atmosfere e ngrohtë malli, njerëz të ardhur nga anë e anës. Kanë udhëtuar me orë që të kenë mundësi të takojnë përfaqësuesin e vendlindjes tyre Dr. Admir Sinamati. Atmosferë madhështore është realizuar nga bashkëatdhetaret kuksianë. Përshendeten shqip, flasin tamam me dialektin e të parëve,përshëndesin doktorin dhe mundohen të marrin jo vetë besimin e tij për një siguri për ndryshim në vendlindjen e tyre. Por, premtojnë se do të jenë ata që do të investojnë në vendlindje që menjeherë pas zgjedhjeve. Kërkojnë një dorë të sigurtë për vendlindjen. Nuk janë një por, shumë emigrant nga Kukësi në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët, theksojne se nëse do të gjëjnë mundësi do të investojnë dhe në vendlindje. Dr. Admir Sinamati kandidat për Bashkinë e Kukësit organizoi Foltoren me emigrantët shqiptarë në Londër. Një pritje madhështore është bërë nga emigrantët e Kukësit në Londër dhe Birmingam për të përzgjedhurin e tyre si përfaqësuesi kryesorë që mendohet se do të udhëheqi vendlindjen e tyre pas zgjedhjeve të 14 Majit në Shqipëri.
Bijtë e Kukësit nuk janë kursyer. Mikpritja kuksiane, zemërgjerësia, burrëria dhe trashëgimi i kulturës e traditave të të pareve brez pas brezi deri dhe ne Mbretërinë e Bashkuar, duket hapur tek të rinjt dhe të rejat që mbështesin me forcë dhe kërkojnë më shumë për vendlindjen e tyre. “Mbështetje pa rezerva nga djemtë e Kukësit në Birmingham.. U çmallëm, folëm dhe vendosëm të jemi bashkë kundër së keqes më 14 Maj”, shkruan dr Sinamati në faqen e tij zyrtare. Përmes kanaleve zyrtare online Dr.Sinamati tregon hap pas hapi të gjitha takimet me emigrantët kuksianë në MB.
“Mirnjohje..I mrekulluar, më i motivuar se kurrë dhe i përulur para stimulimit, mbështetjes e kërkesës për fitore të thellë më 14 Maj nga bijtë e Kukësit në Londër e Birmingham!”, shkruan ai në postimet vijuese. Doktori iu bën thirrje të bëhen pjesë e ndryshimit, një ndryshim që ata e kanë kërkuar prej vitesh. “Ju ftoj të gjithëve për kontributin tuaj në zgjedhjet lokale, pasi janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, e në vecanti për vendlindjen tonë Kukësin. Për të ndaluar regjimin, për të ndaluar korrupsionin dhe harresen e deri tanishme. Ku do që jeni, me miqtë tuaj, me shokët tuaj, me familjarët tuaj ju ftoj të jeni pjesë e kësaj beteje për të mirën e Shqipërisë, për të nirën e vataneve tona, të të parëve tanë. Pa ju, Shqipëria nuk ia del dot, pa ju vendlindja është e shkretë. Vetëm Bashkë do të fitojmë!”, tha në fjalën e tij Dr. Sinamati. Jo vetëm kaq por ai theksoi kontributin e paçmuar të emigrantëve të cilët kanë ndihmuar familjet e tyre, dhe ekonominë shqiptare. Por nuk harroi pa theksuar se ata kanë dhënë dhe një kontribut te jashtëzakonshëm kulturor dhe social. Pasi numërohen me dhjetra student kuksianë që spikasin në universitete të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar .Emigrantët kane qenë ambasadorët më të mire, të vlerave më të larta të mbarë kombit shqiptar dhe, përfaqsues të denjë të mençurisë kuksiane. “Vijojmë me takimet bashkëbiseduese këtë herë me emigrantët kuksianë që janë në Birmingan, me fokus diskutimi kontributin që ata do mund te bëjnë për “Ndryshimet për Vendlindje Kukës”, shton në postimin e tij në kanalet zyrtare Dok Admir Sinamati.
Kujtojmë që qyteti i Kukësit mban rekord për largimin e të rinjve, ku shumica e tyre kanë zgjedhur të kërkojnë të ardhmen e tyre në Londër
Prej më shumë se 3 vitesh qyteti i Kukësit ka filluar të boshatiset, shumë të rinjë kanë marrë rrugët e emigraciont, ndërsa rreth 100 te rinjë në javë lënë Kukësin duke udhëtuar drejt shteteve të perëndimit. Të shumta janë kompanitë turistike që operojne në treg në transportin e udhëtarëve të cilët jashtë kamerave pohojnë se numri i të rinjve për të lënë Kukësin është i madh.
Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT, Kukësi është Qarku më i prekur nga drama e shpopullimit, sepse kjo Qeveri e papërgjegjshme dhe e korruptuar i detyron të rinjtë dhe të rejat të largohen nga vendi.Urojmë që pas zgjedhjeve të 14 majit të mund të bëjnë ndryshimet e duhura për kukësin dhe kuksianët.