Aktualitet

Bonusi i pensionistëve,si po shperndahet ne komunitet.

Nga data 1 Prill ka nisur të shpërndahet bonusi i pensionistëve prej 5 mijë lekësh i akorduar nga qeveria. Burime zyrtare nga Instituti i sigurimeve Shoqërore, bëjnë me dije se kjo masë financiare do të jepet për moshën e tretë bashkë me pensionin mujor të pleqërisë, në momentin që ata bëjnë tërheqjen. Ndërsa për pensionistët që kanë pasur si datë tërheqjeje 1 dhe 2 Prill, bonusi është dhënë në datën 3 Prill.

Po ashtu, Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron se nëse pensionistët, për arsye të ndryshme, siç mund të jetë jetesa jashtë vendit, nuk e tërheqin bonusin shpejt, ai do të ruhet për 3 vite, duke i dhënë mundësisë e përfitimit gjithësecilit.

Sipas kryeministrit Edi Rama, ky vendim vjen si efekt i mbledhjes së taksës së jashtëzakonshme nga prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Ndërsa është zotuar që pas reformës për rritjen e pagave, qeveria do të ndërmarrë një tjetër reformë që synon rritjen e masës së pensionit.

Kjo është hera e parë që miratohet një bonus për pensionistët në këtë periudhë të vitit, pasi  në buxhet përcaktohet vetëm shpëblimi i fundvitit.  Këtë bonus do ta përfitojnë afro 673 mijë në të gjithë vendin.  Në buxhetin e shtetit për këtë vit, janë programuar 2.2 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve  dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.

Exit mobile version