Infertiliteti prek një në gjashtë njerëz në mbarë botën.Raporti behet I ditur nga Organizata Botërore të Shëndetësisë , sipas të cilit “infertiliteti nuk diskriminon” sepse “rruga drejt prindërimit mund të jetë e vështirë, në mos e pamundur, pavarësisht se ku jetojnë njerëzit dhe burimet që kanë”.
Drejtori i Përgjithshëm Tedros Ghebreyesus shpjegoi nevojën për të ‘siguruar që kjo çështje të mos anashkalohet më në kërkimet dhe politikat shëndetësore’.
Sipas vlerësimeve nga studimi i OBSH-së, afërsisht 17.5% e popullsisë së rritur vuajnë nga infertiliteti, me variacion të kufizuar në prevalencë midis rajoneve, i vlerësuar në 17.8% në vendet me të ardhura të larta dhe 16.5% në vendet me të ardhura të ulëta dhe vendet me të ardhura mesatare.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infertiliteti është një sëmundje e sistemit riprodhues të meshkujve apo femrave që “mund të shkaktojë shqetësime të konsiderueshme, stigma dhe vështirësi financiare, duke ndikuar në mirëqenien mendore dhe psikosociale të njerëzve”.
Por pavarësisht nga përmasat e problemit, zgjidhjet për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e infertilitetit, duke përfshirë teknologjitë riprodhuese të asistuara si IVF, mbeten të pafinancuara dhe të paarritshme për shumë njerëz për shkak të çmimeve të larta, stigmës sociale dhe disponueshmërisë së kufizuar.
Raporti thekson gjithashtu mungesën e të dhënave në shumë vende dhe bën thirrje për disponueshmëri më të madhe të të dhënave kombëtare për infertilitetin. /Tgcom