Ekonomi

BSH: 94% e familjeve me 1 ose 2 prona të patundshme.Shumica janë shtëpi, por edhe toka e dyqane

Rreth 94 % e shqiptarëve zotërojnë të paktën 1 deri në dy prona të patundshme. Ky lajm bë het I ditur nga Banka e Shqipë risë . Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë për vitin 2022, të realizuar në 1205 familje, rezultojnë se 94 % e tyre zotërojnë deri në 2 prona të patundshme, duke shënuar një rënie të lehtë me 1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.Sipas këtij raporti, pronat e patundshme që disponojnë shumica e shqiptarëve janë kryesisht shtëpi banimi. 3 % e familjeve shqiptare kanë më shumë se 2 prona të patundshme, të përbëra nga shtëpi dhe tokë ose dyqan.Referuar vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, në lidhje me gjendjen financiare dhe huamarrjen të familjeve shqiptare vetëm 6 % e tyre nuk kanë asnjë pronë. Po ashtu në grupin e familjeve që zotërojnë pasuri financiare, rezulton se “depozitat/llogaritë bankare” mbeten lloji  kryesor i investimit financiar, si në rastin e totalit të kampionit të familjeve (71% e rasteve të raportuara) dhe në rastin e familjeve huamarrëse (79% e rasteve të raportuara).Krahasuar me periudhën paraardhëse, këto pesha janë rritur ndjeshëm.

Exit mobile version