Harta e Re Gjyqësore shkrin 9 rrethe gjyqësore
Nga kjo e hënë 8 qytete të vendit, nuk do të kenë më institucionin e gjykatës, pasi ato do të shkrihen në zbatim të Hartës së Re Gjyqësore. Kjo shënon fazën e dytë të zbatimit të Hartës së re, ku sistemi i drejtësisë do të funksionojë me 13 gjykata të Shkallës së Parë, nga 22 që ishin”.
Qytetarët e Krujës, do të duhet vijnë në Tiranë nëse kanë probleme civile dhe penale me drejtësinë. Ata të Kavajës, do të duhet të përgjigjen para ligjit dhe kërkojnë drejtësinë në Gjykatën e Durrësit. Qytetarët e Lushnjes, në Fier, ata të Përmetit në Gjirokastër.
Kurbini do e aksesojë drejtësinë në Lezhë, tropojanët në Kukës dhe pukjanët në Shkodër. Ndërkohë Mati do të shkrihet në Gjykatën e Dibrës.
Në datën 1 Korrik, shënohet faza e 3 dhe e fundit e implementimit të Hartës së Re, ku do të shkrihen 4 Gjykatat Administrative në 2, një në Tiranë dhe një në Lushnje.
Ndërkohë që prej 1 Shkurtit, Sistemi i Drejtësisë funksionon me vetëm 1 Gjykatë Apeli me juridiksion të përgjithshëm, e vendosur tashmë në Tiranë.
Projekti i hartës së re gjyqësore u kundërshtua nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.