Aktualitet

Burg kush nuk deklaron pagat e punonjësve, sa është deficiti i skemës së pensioneve

Vitin e kaluar shteti mblodhi 1.49 mld euro sigurime dhe pagoi 1.63 mld euro për pensionet. Pra, skema rezultoi me një deficit 140 mln euro. Kontribuesit kryesorë të skemës së pensioneve janë firmat private me 47.7%, ndjekur nga ndërmarrjet buxhetore dhe të vetëpunësuarit me 17.4 dhe 16.9%.

Në këto kushte skema është ende e qendrueshme, për shkak edhe të raportit kontribues përfitues, ku numri i punonjësve që derdhin kontribute është më i lartë se numri i pensionistëve.

Për të mos e çuar skemën në kolaps dhe për të rritur mirëqenien e pensionistëve, qeveria do kërkojë të rregullojë sistemin, në një reformë që do ta shpallë të plotë në tetor.

Ajo do të nisë me bizneset informalë, të cilët tashmë nuk do të këshillohen, por do të detyrohen të deklarojnë pagat e plota, për t’i shpëtuar në këtë mënyrë edhe ndjekjes penale.

Zbulimi i tyre mund të jetë i vështirë e të kërkojë kohë, por megjithatë qeveria thotë se do të jetë po aq eficent sa reforma që solli mbledhja e faturave të energjisë elektrike.

Tatimet dhe ministria e financave gjykojnë se janë rreth 10 500 kompani që bëjnë evazion me pagat, dhe nëse rregullohen do të përmirësonin të ardhurat dhe do të rrisnin koeficientin në pagesëat e sigurimet shoqërore të popullsisë në moshë punë, që sot ëshë vetëm 38%.

Exit mobile version