Aktualitet

Covid apo virozë e stinës? Flet mjeku Alimehmeti

Gjatë ditëve të fundit, në vendin tonë po qarkullon një virozë, të cilën shumë e kanë cilësuar të ngjashme me variantet e koronavirusit, për shkak të simptomave të ngjashme apo dhe kohëzgjatjes. Për të diskutuar për këtë, i ftuar në studion e Klan News ishte këtë të martë epidemiologu Ilir Alimehmeti. Për gazetarin Besard Jacaj, mjeku shpjegon se aktualisht në qarkullim ka viroza të ndryshme, të cilat janë të vështira t’i dallosh nga njëra-tjetra, sidomos kur nuk testohen. “Me fillimin e vjeshtës, jemi ne të cilët fillojmë futemi në ambiente të brendshme, qëndrojmë më shumë me njëri-tjetrin, jemi më afër, vende më të grumbulluara dhe është krejtësisht normale për çfarëdolloj viroze. Patjetër nuk është akoma sezoni i gripit, ai do vijë kur të jetë dimri, ka sezonin e vet ajo punë. Sa i përket virozave, ka të ndryshme, po pak a shumë me të gjitha, të njëjtat simptoma po kanë. Është shumë e vështirë të dallosh njërën nga tjetra, a është një grip i lehtë, një ftohje e lehtë, a është një Sars Cov 2, pra një formë e lehtë e Covid. Nëse nuk i teston, nuk dallon dot është njëra apo tjetra sepse kanë të njëjtat simptoma. Pra pak dhimbje gryke, pak bllokim hundësh, teshtime, një temperaturë e lehtë, që zgjat 1-3 ditë, janë të gjitha shenja që ne i quajmë jo specifike.”theksoi mjeku Alimehmeti. Në çdo rast, mjeku Alimehmeti thekson se tashmë sëmundja paraqitet shumë më e lehtë dhe kjo vjen si rrjedhojë e imunitetit që tashmë ka krijuar pjesa më e madhe e popullsisë.“Ajo që kemi para syve të gjithëve është që numrat e rasteve të rënda që kemi parë vitet e shkuara është tmerrësisht shumë e vogël, pra nuk flitet fare një diskutim të këtij tipi. Pra sëmundja paraqitet shumë më e lehtë dhe kjo vjen si rrjedhojë e imunitetit natyror të krijuar, sepse shumica dërrmuese e popullatës e ka kaluar mos 1 herë, 2 herë këtë virus”vijoi Alimehmeti.

Exit mobile version