Aktualitet

Gjobat e Policisë Rrugore, u shkojnë shkelësve direkt në e-Albania. “Shoferi njoftohet për 7-10 minuta, shmangim abuzimet”

Tani edhe gjobat e makinave në e-Albania. Ministri i Brendshem dhe Drejtori i Policise komunikuan sot me mediat dhe publikun per nje “risi”: Gjoba e automjeteve s’do jete më me leter te xhami, por do na vije menjehere ne e-albania dhe me sms ne telefon. Çdo shofer i kapur në shkelje dhe i gjobitur nga Policia Rrugore, tashmë do të njoftohet menjëherë për masën administrative të marrë përmes një mesazhi në e-Albania.

Prezantimi i këtij sistemi të ri u bë nga vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

“Duhet të shkojë të logohet në portalin e-Albania, regjistrohet si qytetar apo regjistrohet si biznes. Logohet, e ka aty numrin e telefonit, dhe në momentin që kryen një shkelje rrugore i vjen në telefon”.

Pasqyrimi i shkeljeve rrugore në portalin e-Albania bëhet brenda një kohe prej 7-10 minutash.

“Brenda 7-10 minutash do marrin njoftimin real mbi masën ndëshkimore. Nëpërmjet saj ne shmangim abuzimet”.

Aplikimi i kësaj metode abuzimi, sipas drejtori të Përgjithshëm të Policisë, favorizon shoferët pasi njoftimi në kohë reale i mundëson ato të përfitojnë ulje të masës së gjobës me 50% kur e paguajnë brenda 15 ditëve.

Exit mobile version