Mediat britanike publikojnë cdo lajm që ka të bëjë me emigrantët shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.Konkretisht media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull jetës luksoze të gangsterëve dhe kriminelëve shqiptar në Britani. Në një rrëfim shumë real dhe me shumë detaje media britanike tregon jetën e një targeti grupi shqiptarësh në Mbretërinë e Bashkuar. “Modele, makina, shtëpi 600 mijë paund e Rolex”, kështu e ka nisur artikullin e saj media Britanike Daily Mail. Më tej, media britanike sjell si shembull dy reperë, të cilët sipas tyre mbështesin jetën kriminale, teksa tallen me policinë britanike në tekstet e tyre në repertorin e këngëve që ato kanë në repertorin e tyre “Me modelet e tyre, shtëpitë me vlerë 600,000 paund dhe Rolex-et e veshura me diamantë, reperët shqiptarë duket se kanë kapur majën. Reperë si MGee dhe Lucii janë në mesin e dhjetëra artistëve që grumbullojnë mijëra dëgjues në Spotify dhe YouTube falë këngëve të tyre, të cilat shpesh promovojnë krimin me armë dhe drogën, ndërkohë që godasin institucionet e Britanisë së Madhe. Në postimet e mediave sociale dhe videot muzikore, disa yje të repit duket se mbështesin stilin e jetës kriminale teksa tallen me policinë britanike, të cilët i quajnë ‘derra’, ndërkohë që mburren se zotërojnë automatikë ‘Scorpion’.”- thuhet në artikull. Fenomene të tilla janë hasur shpesh nga kontigjenti I emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.