Aktualitet

Kujdes! Qarkullonte në sens të kundërt, shoferi gjobitet dhe i pezullohet patenta për 16 muaj, dhe gjobitet 12 000 lekë.

Drejuesit e automjeteve në Tiranë dhe jo vetëm duhet të kenë shumë kujdes tani e tutje.  Janë në monitorim edhe për problematikat me të vogla në trafik. Rasti në fjalë është bërë publike përmes rrjeteve sociale dhe është analizuar dhe me pas është ndërshkuar menjëherë nga forcat blu.  Konkretisht bëhet fjal për një rast të freskët në Tiranë ku qarkullimi me makinën e tij “Mercedez Benz” në sensin e kundërt të rrugës në zonën e Farkës, i kushtoi shtrenjtë një shoferi në kryeqytet. Pasi u filmua nga një tjetër shofer në rrugë dhe pamjet i publikoi në rrjetet sociale, policia rrugore e identifikoi dhe e shoqëroi në Komisariat në mënyrë të mënjëherëshme dhe mori masat direkte. Konkretisht drejtuesi i automjetit u ndëshkua me gjobë 12 000 lekë, pezullim të lejes së drejtimit për 16 muaj, si dhe iu zbritën 3 pikë nga pikët e lejes së drejtimit. Policia e Shtetit bën me dije se cdo drejtues automjeti duhet të zbatojë rregullat e qarkullimit rrugorë.

Exit mobile version