Aktualitet

Dalin  listat e 1813 maturantëve që garojnë në Degën e Mjekësisë.

Publikohen listat e të rinjve që kanë zgjedhur të konkurrojnë në degën e Mjekësisë.

Ligji ende nuk ka hyrë në fuqi, ndërkohë që të rinjtë duhet të firmosin para se të hyjnë në testimin e pranimit i cili zhvillohet ne 10-20 Gusht

Maturantët të cilët kanë zgjedhur degën e Mjekësisë së Përgjithshme në universitetin publik këtë vit akademik do ti nënshtrohen edhe testit të informatizuar të pranimit.

Por me ligjin që miratojë qeveria dhe parlamenti më 20 Korrik, për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin Mjekësinë e Përgjithshme në institucionet publike të arsimit të lartë, në nenin katër parashikohet se para së të hyjnë në testim maturantët, duhet që të firmosin një deklaratë se janë dakord me kushtet e përcaktuara, se për 5 vite do punojnë në institucionet shëndetësore publike. Por në një kohë që data e testimit po afron, ligji ende nuk ka hyrë në fuqi, dhe nuk është botuar në fletoren zyrtare, pasi Presidenti i Republikës, Begaj ende nuk e ka dekretuar. Afat të fundit presidenti ka datën 14 Gusht për ta dekretuar ose për ta kthyer ligjin, në të kundërt kalon në heshtje. Por pavarësisht vendimit që do të marri presidenti, zbatueshmëria e ligjit për maturantët që këtë vit do të garojnë në mjekësi është në pikëpyetje.

Ata të cilët do të preken nga ky ligj i cili i nis efektet për vitin akademik 2023-2024, janë studentët që janë në sistem nga viti i dytë deri në vitin e 6-të. Këta të fundit kanë zhvilluar dhe një takim me presidentin Begaj pak ditë më parë, ku i kanë kërkuar që të mos e dekretoj këtë ligj pasi cënon të drejtat themelore të njeriut.

Exit mobile version