Frekuentimi i plazheve dhe pishinave gjatë verës, pasohet nga problematike shëndetësore. Mjekët dermatolog referojnë se çdo ditë vizitojnë mesatarisht 8 deri në 10 pacientë, me infeksione në lëkurë, ku rastet më të mëdha janë fëmijët.
“Patologjia më e shpeshtë që është hasur janë infeksionet bakteriale. Problemi më i madh është përhapja e këtij infeksioni.
Infeksionet mykotike janë të një tjetër problematike e këtyre ditëve, “Janë vërejtur shumë infeksione mykotike të cilën shpesh e kanë marrë nga pishinat apo plazhet”, -tha Monika Fida, dermatologe
Dëshira për të marr në një kohë të shpejt ngjyrën çokollatë, ka bërë që shume pushues të kërkojnë ndihmën e mjekëve si pasojë e djegies nga dielli.”
“Një pjesë e individëve e anashkalojnë dhe nuk e përdorin siç duhet kremin me faktorë të lartë mbrojtës apo veshjet e posaçme, shumë individë nuk arrijnë të kuptojnë se ekspozimi në diell është i shëndetshëm vetëm në masën e duhur. Një djegie në diell shoqërohet me një rrisk më të lartë të kancerit të lëkurës”,-tha dermatologia Monika Fida.
Në të gjitha rastet mjeket rekomandojnë që të mbrohemi nga djegiet, duke mos u ekspozuar në diell pa kremra mbrojtës, dhe në rastet e infeksioneve, ata kërkojnë që të bëhet dush, para dhe pas frekuentimit të plazhit dhe pishinës, e në raste se konstatojmë problematika shëndetësore të drejtohemi menjëherë tek mjeku.