Aktualitet

Dëftesat dhe certifikata kalojnë në e-Albania. Tani në shkollë tërhiqet vetëm diploma e maturës

Me kalimin e shërbimeve online si dhe hedhjen e notave në sistemin SMIP tashmë dëftesat e ciklit 9-vjeçar dhe certifikata e maturës shtetërore mund të shkarkohen nga e-Albania pa qenë e nevojshme për t’u paraqitur fizikisht në shkolla.

Klotilda Jaupi, drejtore e gjimnazit “Qemal Stafa”: Shkollat kanë bërë të mundur hedhjen e të dhënave në certifikatën e maturës shtetërore pasi janë bërë verifikimet me Amzën e shkollës, më pas maturanti pajiset me dy dokumente, një është diploma e maturës shtetërore dhe një është certifikata e maturës shtetërore. Certifikata e maturës shtetërore i dërgohet elektronikisht përmes e-Albania prindit.

Por ndryshe nga certifikata e maturës dhe dëftesa e ciklit 9-vjeçar që mund të shkarkohet në çdo kohë dhe sa herë i nevojitet një nxënësi, diploma e maturës merret vetëm një herë pranë sekretarive të shkollave.

“Ndërsa diploma mund të merret vetëm një herë”thekson drejtoresha.

Qendra e shërbimeve arsimore ka bërë të gjithë menaxhimin e informacioneve që kanë ardhur përmes sistemit SMIP, ku mësuesit kanë hedhur në përfundim të mësimit të gjitha vlerësimet, mungesat shënimet apo rezultatet përfundimtare të nxënësve.

Exit mobile version