Vapa e madhe bëhet shkaktar kryesorë I rëndimit të gjëndjes shëndetësorë të sëmurëve kronikë.Temperaturat e larta përkeqësojnë shëndetin e të sëmurëve kronikë në Tiranë dhë në rrethe. Mjekët e urgjencës polivalentë në QSUT thonë se të sëmurët kardiakë janë më të prekurit nga këto temperatura.
“Në stinën e verës ndryshon profili i të sëmurëve sa i përket edhe të sëmurëve kardiakë, shumica e të sëmurëve bëjnë ulje të tensionit ose gjendje hipotermie, për shkak se vetë temperaturat ndikojnë negativisht sa i përket dehidrimit, ekspozimi për një kohë të gjatë në diell. Numri i rasteve në urgjencë vijon të jetë 300 raste në 24 orë, plus-minus. Duke qenë se është urgjencë polivalente shumicën e rasteve zënë sëmundjet kardiake”.
Mjekët rekomadojnë rishikim e dozave të medikamenteve dhe shmangien e daljeve në orën e pikut.
“Të sëmurët kronikë dhe ata kardiakë të shmangin sa të munden ekspozimin në pikun e vapës, të përdorin sa më shumë lëngje dhe të marrin kontaktin me mjekët kardiolog ku ata që janë me medikamente duhet të ulet doza e marrjes së tyre”.
Prej kësaj të mërkurë Shqipëria është përfshirë ne ferrin e temperaturave përvëluese, ku e njëjta dhe e premtja do të regjistrojë 41 gradë në hije.