Aktualitet

Mbi 100 mësues në Korçë probleme me pagat, kreu i sindikatës: Nuk kanë kaluar prej 9 ditësh

Mbi 100 mësues në Korçë nuk kanë marrë ende pagat e muajit që kaloi. Ky problem është ngritur sot nga kryetari i sindikatës së pavarur të mësuesve Leonard Trebicka. Ai thotë ndër të tjera se mësuesit nuk kanë reaguar nga frika por sot ai këtë shqetësim të tyre do ta çojë deri në fund pasi ka mësues që ekonomia e tyre familjare varet vetëm nga kjo rrogë.

“Është diçka që jo vetëm mësuesit e Korçës dhe të Maliqit por kam marrë njoftim se edhe në disa rrethe të tjera ndodh por jo për pjesën më të madhe të mësuesve, është një pjesë e vogel si psh në qytetin e Korçës janë mbi 100 mësues që nuk kanë marrë ende rrogën e muajit qershor. Një pjesë e konsiderueshme do të thoja duke marrë parasysh edhe numrin e  mësuesve në ZVA Maliq. Nga kontaktet që kam bërë me drejtuesit  e Zyrave Arsimore kam marrë dakortësinë që brenda ditës së sotme pritet të hidhet në thesar dhe nesër mendohet që mësuesit të marrin rrogën. Ka qënë një shqetësim me të vërtetë shumë i madh , unë si kryetar i sindikatës e kam marrë vesh vetëm ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit që mësuesit nuk kanë marrë rrogën, pra 9 ditë me vonesë. Mësuesit kanë patur frikë dhe nuk e kanë bërë diçka të tillë për në media. Nga ajo që kam diskutuar me drejtuesit shkak është thesari qe nuk ka para të gjenerojë nga Ministria e Financave te buxheti i arsimit. Nëndejtorët e ZVA- ve janë duke pritur para kompjuterit për ti dhënë “ok”. Ne si sindikatë nuk mund ta imagjinojmë dot që një mësues që mban familjen me atë rrogë, mandje ka shumë mësues që më kanë kërkuar të ngre zërin se kemi fëmijët pa bukë. Në ZVA-në  Maliq nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Është hera e parë në qarkun e Korçës që vonohen rrogat“- ka thënë Trebicka.

Exit mobile version