Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-mars 2023 kapën vlerën 5,142 milionë lekë, ose 20.12% më shumë se në janar-mars 2022. Gjatë muajit janar-mars 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 285,282 me një rritje prej 15.23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.88% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.09% dhe risigurimi 0.028%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.58% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.42% të totalit të tregut.
Gjatë muajit janar-mars 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,611 milionë lekë, ose 10.10% më shumë se në muajin janar-mars 2022.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-mars 2023 kapën vlerën 1,155 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 15.16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-mars 2023 arritën rreth 2,747 milionë lekë, ose 9.83% më shumë se në muajin janar-mars 2022.
Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-mars 2023, pati një rritje prej 9.38% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 10.49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në muajin janar-mars 2023 pati një rritje prej 12.91% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 68.04% krahasuar me muajin janar-mars 2022.
Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-mars 2023, pati një rritje 5.66% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-mars 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 11.21%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-mars 2023 arritën rreth 2,395 milionë lekë, 34.59% më shumë se në muajin janar-mars 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 3.96% krahasuar me muajin janar-mars 2022.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-mars 2023, patën një rritje me 35.56% kundrejt muajit janar-mars 2022.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-mars 2023 siguruan mbi 1,273 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 63.47%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 27.70% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-mars 2023, vihet re një rritje prej 40.65% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 7.41% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-mars 2022.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-mars 2023, arritën në rreth 333 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.78% në krahasim me muajin janar-mars 2022.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-mars 2023, arritën rreth 416 milionë lekë, ose 30.44% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-mars 2023 u rriten me 10.10% krahasuar me janar-mars 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 1,155 milionë lekë, apo 71.71% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
(në %) | |||
janar-mars | 2022 | 2023 | 23/`22-1 |
Dëmi mesatar | |||
MTPL e brendshme | 174 | 175 | 0.52 |
Karton Jeshil | 430 | 641 | 49.09 |
Kasko | 104 | 143 | 37.49 |