Kulturë

Ekspozita me stil delikat e domethenes e biznesmenit Dritan Çelaj.

Është prezantuar ndryshe këtë herë. Ka nxjerr ne pah nje pjese shpirti me nje mjeshteri qe duhet admiruar. Copezat e jetes te mbledhura nder vite I ka nderthurur me nje stil shume delikat e domethenes. Te gjithe ekspertet e fushes se artit jane befasuar nga kjo qasje.  Behet fjale per një prej personaliteteve më të njohura ne fushen e biznesit te sigurimeve dhe jo vetem z. Dritan Çelaj, I cili ka ekspozuar për herë të parë “arsenalin” e tij në një ekspozitë me  pikturat , të cilat janë realizuar si një pasion i jetës ku siç shprehet ai, “në hapësirën intime ku është shprehur vetvetja”.  Autori  shume dimensional ka startuar me modelet ne telajo që prej vitit 2000 kur  ne ato fillime nisi të krijonte dhe pasionin e tij te vecante.  Aktualisht sot, Çelaj numeron te kete realizuar me stil e delikatese më shumë se 400 tablo kryesisht duke ushtruar ekspresionizëm me teknikën e vajit. Puna e tij artistike eshte e realizuar nga figuracionet, ekspresionizmi në kolore, gjendjet reale dhe sureale janë ato me te vecantat që duket se e  karakterizojnë me se shumti pikturën e Dritan Çelaj. Plot 23 vite jetë të hedhura ne telajo eshte kjo nje permbledhje shume e rendesishme e jetes se autorit. Edhe pse kishte vite qe ushtronte pasionin e tij mbi penela vetem kete vit u be e mundur qe për miqtë dhe dashamirësit e artit, tablotë e tij plot gjendje,  vendosi t’i zbulojë në ekspozitën e parë, që shumë artistë dhe kritikë e cilësuan të arrirë artistikisht. Nuk mungojnë portretet e trajtuara shpesh me një lloj brishtësie që e karakterizojnë punën e tij, përgjithësisht intuitive. Çelaj nëpërmjet pikturës së tij, ka arritur të gjejë vlera tek arti dhe prania me artin. Duke kaluar gjithmone ne shume situate dhe gjendje ai ka arritur ti pasqyroje ato dhe nepermjet gjuhes se piktures. Eshte cilesuar si  nje nder biznesmenet me pozitiv ne tregun e sigurimeve dhe jo vetem por duket qe kete pozitivitet e ka shprehur dhe ne pikturen e tij te vecante dhe shume aktuale. “Gjithë filozofia që unë kam kuptuar është të shijosh gjërat e vogla. Nëse i japim vlerë gjërave të përditshme dhe gjërave të vogla që bëjmë, e gjithë jeta jonë merr vlerë dhe jeta e shoqërisë merr vlerë” thote ne nje prononcim per tv klan z. Dritan Çelaj gjate hapjes se ekspozites. I njohur edhe si një biznesmen i suksesshëm, për Çelajn piktura është një tjetër pjesë e rëndësishme e jetës së tij, e në këtë marrëdhënie, nuk i duhet të kërkojë një balancë mes dy fushave, sepse të dyja plotësojnë atë çfarë ai është. “Allow Colors” ose “Lejo ngjyrat” mban emrin ekspozita, e cila shpalos brendinë shpirtërore të autorit. Në këtë ekspozitë të parë, nuk munguan biznesmenë dhe figura të rëndësishme nga sektorë të ndryshëm. Ai e quan këtë hapin e tij të parë drejt publikut, por jo të fundit ne fushen e artit qe tashme perfaqeson. Ekspozita “Allow Colors” do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Artit Tiranë per disa dite.  Çelaj eshte shume real ashtu sic e pershkruajne njerezit ne jete eshte dhe ne picture. Ka dhene me te miren nga vetja. Eshte nje pjese e rendesishme e shpirtit e cila permes ngjyrave ka sjelle per publikun tablo te vecanta. Por ajo çfarë i karakterizon me se shumti pikturat e tij është energjia pozitive, freskia që vjen si rezultat i ngjyrave të ftohta që përdor, por që shpesh i balancon me simbole të theksuara me ngjyra të ndezura. Drejtori i Galerisë, Abaz Hado është shprehur se kjo është një nga ekspozitat më të bukura të hapura deri tani. “Unë kur kam parë këto materiale kam thënë “wow” dhe nuk është një reagim që e bëj shpesh, për mua kjo ekspozitë është një befasi “. Ai ka shtuar se natyrat e qeta janë trajtuar me një mjeshtëri e cila është për tu admiruar.

A,k

Exit mobile version