Pesha e sigurimeve permbyllet me rritje per vitin qe lam pas. Konkretisht sipas statistikave në fund të vitit 2022, pesha e sigurimeve apo primeve të shkruara në Euro kundrejt totalit arriti në pothuajse 32% nga 30% që kishte qenë në fund të 2021. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, pesha e primeve të shkruara për aktivitetin e Sigurimit Jo-Jetë është rritur me 2.3 pikë përqindje dhe ka arritur në 32%, nga 29.7% që kishte qenë në fund të 2021. Duhet theksuar se mungesa e edukimit ne sigurime ka bere qe konsumatoret te priren me shume drejt sigurimeve te detyrueshme pjese kjo e cila perfshine dhe rritjen per vitin 2022. Ndërsa këto janë disa nga kategoritë që kanë shfaqur rritjen më të theksuar të sigurimeve në euro gjatë 2022. Kryeson sigurimi I pergjegjesive civile, sigurimi I mallit ne transport,sigurimet motorike, sigurimi I prones dhe sigurimi I aksidenteve dhe shendetit.
Vlen per tu theksuar se pesha e konsiderueshme e sigurimeve të arkëtuara në euro reflektohet edhe në strukturën e depozitave bankare të shoqërive të sigurimit. Konkretisht cilesohet se në fund të 2022, këto shoqëri zotëronin rreth 12.8 miliardë lekë depozita, nga të cilat pothuajse 51.5% ishin të mbajtura në valutë të huaj. Ndërkohë paraqitet rritje e lehtë e peshës në euro për Sigurimin e Jetës në grup, me 2.1% dhe Sigurimin e Jetës së Debitorit me rritje të peshës me 1%. Edhe kete rritje mund ta cilesojme si rritje te detyrueshme sidomos per personat qe jane detyruar te marrin kredi. Nderkaq vlen per tu theksuar se tendenca e euroizimit të tregut të sigurimeve ishte frenuar gjatë vitit 2020, kur pandemia dha ndikim të ndjeshëm te shumë produkte që zakonisht kuotohen dhe shiten në Euro
Permbledhje e tregu te sigurimeve per vitin 2022
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nentor 2022 kapën vlerën 18,394 milionë lekë, ose 9.01% më shumë se në janar-nëntor 2021. Gjatë periudhës janar-nentor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,193,221 me një rritje prej 13.02% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.88% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.86%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.23% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.77% të totalit të tregut.Gjatë periudhës janar-nëntor 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,140 milionë lekë, ose 2.31% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2021.Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-nëntor 2022 kapën vlerën 3,990 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.96% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.