Aktualitet

Festat e fundvitit, fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, numri tyre më I madh se një vit më parë.

Mijëra qytetarë kanë zgjedhur që të hyjnë në Shqipëri nga porti i Durrësit. Janë emigrantë të cilët jetojnë jashtë vendit por edhe turistë të shumtë të cilët do të kalojnë festat e fundvitit në Shqipëri. Autoritetet portuale kanë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin.

“Të Shtunën pritet maksimumi, kemi 5 tragete dhe do shkojë rreth 7 mijë pasagjerë. Po ashtu dhe fundjava e fundit e vitit, nga data 28, 29 do kenë fluks të shtuar.

 Sipas të dhënave numri i udhëtarëve në këto ditë të fundit të dhjetorit është më i madh se një vit më parë.

“Nga njoftimi që kemi nga agjencitë ka diçka më shumë nga viti i kaluar.”

 Fluks lëvizjesh pritet të ketë edhe në ditët e para të janarit kur pas mbarimit të festave emigrantet kthehen në vendet ku jetojnë por largohen edhe vizitorët.

Exit mobile version