Barra e sëmundjeve kronike në popullatën shqiptare është në rritje të vazhdueshme, duke bërë që fondet e përcaktuara për mbulimin me barna të rimbursueshme të jenë të pamjaftueshme.
Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm, në vitin 2023 sëmundjet kronike rritën shpenzimet e rimbursimit me 227.7 milionë lekë, ose 6% më shumë se viti 2022.
Në mes të vitit 2023, qeveria rriti buxhetin për rimbursimin e medikamenteve në 12 miliardë lekë nga 11,4 miliardë që ishte në fillim të vitit, por as këto nuk ishin të mjaftueshme, duke gjeneruar 58 milionë lekë detyrime të prapambetura.
Ekspertët mendojnë se plakja e popullsisë dhe ndikimi i pandemisë së Covid rritën sëmundjet kronike.
Në vitin që lamë grupi “Pensionist pa afat” regjistori 70,018 receta të rimbursuara më shumë.
Diabeti apo Hipertensioni si sëmundje me incidencë të lartë në popullatë morëm më shumë fonde, duke bërë që grupi i insulinave të sëhnojnë rritje të lartë të shpenzimeve të rimbursimit.
Po ashtu edhe barnat që trajtojnë prolemet e “Sistemit kardiovascular” janë rritur me rreth 221.5 milion lekë më shumë se në vitin 2022.
Ato zënë 24.8% të shpenzimeve të rimbursimit.
Barnat spitalore, ku përfshihen dhe barna për trajtimin e tumoreve dhe që kanë një impakt të lartë financiar zënë 24.2% të shpenzimeve të rimbursimit.
Të dhëna të krahasueshme tregojnë se teksa barra e sëmundjeve në popullatë është rritur me shpejtësi, fondet publike që rimbursojnë mjekimin e të sëmurëve nuk kanë ndjekur të njëjtin trend.
Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%.