Në një tryezë organizuar nga YWCA, Shoqata e Grave Kristiane kanë parashtruar të gjitha prolematikat që kanë gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri I gjirit.Lufta me sëmundjet e këqija nuk bëhe vetëm, ndaj dhe gratë me kancer gjiri kanë parashtruar problematikat që hasin gjatë betejës së tyre në luftën me kancerin para deputetëve, në një tryezë organizuar nga YWCA, Shoqata e Grave Kristiane.
“Është e tmerrshme kur ti shkon dhe thonë nuk ka ardhur ilaçi. E kam bërë 23 ditë nga shtëpia në spital për të bërë skaner dhe ishte i prishur. Por skaneri duhet bërë kur duhet jo kur të rregullohet. Unë sot dua përgjigje konkrete, vitin tjetër mund te mos jem më”, u shpreh Ornela Nura.
Gratë me kancer i mbështet fortë edhe drejtori mjekësor i Spitalit Onkologjik kirurgu Helidon Nina. “E kam ngritur zërin disa herë për proteza dhe paruke”, shprehet Nina. Dona Godaj doktoresha ekzekutive e YËCA thotë se e rëndësishme është që të mos mungojnë ilaçet.