Aktualitet

“Ia vlen të jetosh”, Mamografi për gratë e FA-së, Koçiu: Njësitë e lëvizshme kontrolle falas gjatë gjithë vitit

Nën sloganin “Ia vlen të jetosh”, njësitë e lëvizshme të mamografisë ndaluan në repartin ushtarak në Bunavi, Vlorë ku u ofruan ekzaminime falas për kancerin e gjirit për vajzat dhe gratë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.
Në kuadër të tetorit rozë i cili njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit për të rritur vëmendjen dhe diagnostikimin e hershëm ndaj kësaj sëmundjeje, u organizua edhe një aktivitet me pjesëmarrjen e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Nënkolonelia e Forcave të Armatosura, Esmihan Durbaku e cila prej afro 30 vitesh ka kaluar me sukses betejën me kancerin përcolli një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë: “Nuk është e lehtë të flasësh për këtë gjë, por ia vlen. Ju shikoni të shkruar këtu “Ia vlen të jetosh” dhe për këtë arsye ia vlen të flasim, të ndërgjegjësohemi ne si femra kudo që jemi. Prandaj ju bëj thirrje të gjitha zonjave, të gjitha femrave që të kontrollojnë veten. Sa më shpejt, është akoma më mirë”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se “sa më shpejt të parandalohet, sa më shpejt të diagnostikohet, aq më shpejt mjekët kanë mundësi që t’ju vijnë në ndihmë kujtdo që preket nga tumori i gjirit.

Exit mobile version