Femije hiperaktiv, kjo eshte shprehja qe e degjojme shpesh neper shkolllat e Tiranes dhe jo vetem e sidomos per kadegorine e meshkujve. Konkretisht disa fëmijë janë të pavëmendshëm dhe shumë hiperaktiv. Per kete mjekët psikiatër vlerësojnë se ky çrregullim ka prekur rreth 8% të fëmijëve dhe në 80% të rasteve ajo është e trashëguar. 8% e fëmijëve janë të prekur nga rregullime të pamjaftueshmërisë së vëmendjes me hiperaktivitet. Ekspertët e fushes per Euronewsalbania vlerësojnë se tek kjo kategori fëmijësh vihet re prania e sjelljeve të papërshtatshme, me nivel të lartë të mungesës së vëmendjes, aktivitet i tepruar dhe impulsivitetet.Djemtë janë të prekur më shumë nga ky çrregullim. Studimet e kryera në Shqipëri, nxjerrin në pah se 1% e nxënësve në shkolla janë të prekur nga çrregullime të vëmendjes dhe hiperaktiviteti. Raporti djem -vajza është 3 me 1 në popullatën e përgjithshme. Klinicistët dhe kërkuesit shkencorë bien dakord që Çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktivitetit është gjenetike. Mendohet se rreth 80% e rasteve kanë transmetim familjar. Por ka edhe disa faktorë risku, që kanë të bëjnë me status social ekonomik të ulët, pranina e konflikteve martesore apo familjare si divorci, neglizhimi, abuzimi apo mungesa e prindërve, pesha e ulët e fëmijës në lindje si dhe prania e lloje të ndryshme të insulteve të trurit.