Sport

Kledi, sportisti nga Kukesi kampion ne Londer.

Eshte nje nder sportistet me te mire nga Kukesi por jeton ne Angli. Kontigjenti I emigranteve kuksian ne Londer sa vjen e shtohet, kjo dhe me te rinje qe spikasin ne fusha te ndryshme te artit teknologjise dhe sportit.  Kete here do te sjellim ne vemendje figuren e sportistit te ri kuksian me shume prespektive per te ardhmen ne fushen sportive qe Kledi Disha perfaqeson. Eshtë sportist prej vitesh në Angli i cili gjithmone ka krenuar Shqipërinë me rezultatet e tij te shkelqyera ne fushen sportive qe prezanton. Eshte shume e rendesishme te flasesh per Kledi Disha sportistin me origjinë nga fshati Novosej, i cili ushtron sportin e MMA-së është shpallur Kampion Europe në vendin e dytë në Kampionatin Europian të Grappling, i cili u zhvillua në Londër me pjesëmarrja nga të gjitha shtetet europiane.  Me pune dhe perkushtim gjithmone ja del te fitosh trofeun e kampionit ashtu sic beri dhe I riu kuksian. Suksese Kledit dhe të gjithë të rinjve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kampioni perkrah Kampionin

 Te dhenat e rendesishme te sportistit kuksiane I ka nxjerr ne pa dhe bokseri shqiptar me fame boterore. Florian Marku, nga Anglia, bëri të njohur për shqiptarët Artet Marciale Mikse (MMA-në). Së fundmi sukseset e tij e kanë katapultuar lart edhe në boks ku ka mundur të fitojë titullin kampion në federatën IBF për peshat e lehta. Por përtej Markut, në Angli ka plot shqiptarë që ëndërrojnë sukseset në ring. Një prej tyre është Kledi Disha, i cili dy vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve pasi ka kaluar suksesshëm nga kickboxi te ringu heksagonal i MMA-së. Disha e thekson gjithmone se dëshirën për t’u ndeshur e ka trashëguar nga gjyshi në Kukës, i cili ka qenë mundës. Ai jo vetem kaq por e cileson  se e mban me krenari flamurin shqiptar dhe se i mbron bashkëkombësit e tij. Nga rreth 400 sportistë amatorë që ka të regjistruar Britania e Madhe në peshat e lehta deri në 77 kilogramë, Disha renditet në mes të listës për nga rezultatet. Ai ka një perspektivë të qartë për të ardhmen shume te ndritur ne sportin qe ai perfaqeson.“Ëndrra ime është të nënshkruaj një kontratë me UFC-në”, u shpreh talenti shqiptar qe na ben te gjitheve krenare.Unë kam një idhull, ai quhet Conor McGregor. Gjithmonë kam thënë se do të bëhem si ai dhe madje [pse jo] më i mirë se ai”, u shpreh sportisti shqiptar.Dhe ne urojme dhe shpresojme qe ai te behet edhe me I mire se idhulli I tij. Talente te tilla I duhen shqiperise. Sna mbetet te themi gje tjeter vetem ti urojme shume suksese sportistit kuksian  qe ndrin ne Londer.

Exit mobile version