Edhe pse sezoni turistik zyrtarisht nuk ka nisur, Durrësi ka filluar të frekuentohet nga vizitorët. Në të njëjtën kohë bizneset po bëjnë përgatitjet e fundit.
Operatorët turistikë në Durrës po kërkojnë për staf edhe në shtete të tjera. Pjesa më e madhe e tyre është nga Turqia. Një punëtor i huaj ka edhe më shumë kosto për bizneset.
Por si i sigurojnë operatorët turistikë në vendin tonë punonjësit e huaj?
“Me agjenci punësimi shqiptare që kontaktojnë me agjenci punësimi të huaja dhe vetë punonjësit që tregojnë që e duan punën dhe u themi që na sugjero. Pak a shumë e njëjta procedurë është”.
“Ka agjenci rekrutimi që tashmë në Shqipëri janë shtuar që sjellin punonjës nga vende të ndryshme të botës”.Të rinjtë nuk janë të interesuar për të punuar në sektorin e turizmit pasi kjo punë është sezonale.Hotelet në Durrës kanë shtuar kapacitetet akomoduese këtë verë pasi numri i vizitorëve pritet të jetë më i lartë se vitin e kaluar, referuar edhe prenotimeve nga turistë të huaj.