Aktualitet

Thethi hap sezonin turistik, por probemet me mbeturinat skanë të sosur.

Thethi është një nga pikat turistike më të njohura në veri të vendit sa i përket turizmit malor. Viti i kaluar vendosi një rekord të ri të vizitueshmërisë ndërsa edhe në prag të sezonit të ri pritshmëritë janë të mëdha. Fatmir Berishta, drejtues i një bujtine në Theth thotë për Euronews Albania që sezoni turistik duket i mbarë dhe ka nisur më herët se zakonisht. Problemi kryesor për Thethin mbeten mbeturinat të cilat janë të pranishme kudo. Edhe për Blerim Gurrën, një tjetër drejtues bujtine, problematikat janë të njëjta dhe pavarësisht se disa herë u tha në media që mbetjet u pastruan, situata vijon të jetë problematike . Turistët e huaj e vlerësojnë Thethin për natyrën dhe pamjen fantastike që ofron ndonëse plehrat u kanë bërë përshtypje. Sara është nga Polonia dhe ka ardhur me 2 shoqe të saja për të vizituar Thethin. Përshtypjet janë fantastike.“Është hera e parë në Theth dhe më pëlqeu shumë. Ky vend do të vijojë të frekuentohet çdo vit e më shumë për shkak të natyrës së bukur. Kam dëgjuar nga një mik për shqipërinë dhe Thethin dhe erdha. Çdo gjë është shumë e bukur këtu dhe po mundohemi të mos i shikojmë plehrat , që në fakt pamë përgjatë rrugës. Do kthehem me patjetër në Theth”, tha Sara Ëolschiek.Sezoni turistik duket se ka nisur më herët për Thethi ndërsa problematikat vijojnë të jenë të njëjta me një vit më parë.

Exit mobile version