Shumica prej nesh e dinë se si është të hysh në një makinë të parkuar në diell për disa orë. Siç rezulton, nxehtësia e makinave nuk është thjesht e pakëndshme.
Rrezet ekstreme të diellit dhe temperaturat e larta mund të shkaktojnë dëme në makinat që duhet të udhëtojnë në distanca të gjata. Disa nga dëmet lidhen me zbehjen e ngjyrës së bojës apo tapicerisë, mbinxehje të shpeshtë, çarje në kroskot dhe në disa raste dëmtim të motorit.
Një raport tregon po ashtu se më shumë se 908 fëmijë kanë vdekur nga goditja e nxehtësisë së automjeteve që nga viti 1998 e deri më tani.
Si të mbroni makinën nga dielli?
- Lani dhe thani shpesh makinën
- Sigurojeni ate dhe hiqni sendet e tepërta
- Parkoni në hije
- Lëreni dritaret pak të hapura
- Testoni baterinë tuaj
- Kontrolloni presionin e gomave
- Instaloni mbrojtëset e xhamit të përparmë
- Mbani nën kontroll nivelet e lëngjeve
- Investoni në mbulesat e sediljeve
- Konsideroni xhamat e errët
- Përdorni një mbulesë sipër