Temperaturat e larta shtojnë numrin pë r ndihmë mjekë sore në Urgjencë .Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj, thotë se rreth 10-11% e urgjencave janë të ndikuara nga temperaturat e larta. “Nëse në Janar ishin 85 çrregullime që kanë të bëjnë me uljen e presionit , dehidradimi, mbërrijnë në 101 rastet në Korrik”- tha ai. Më të prekur nga temperaturat e larta, mbeten moshat e treta dhe fëmijët.“Janë më të rrezikuar fëmijët dhe të moshuarit për faktin e mekanizmit mbrojtës që organizmi ka. Tek fëmijët janë të pazhvilluar mirë ndërsa te të moshuarit janë të ngadalësuar”- tha më tek Brataj. Pas urgjencave nga vapa, problemet kardiake vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë.“Po të vëmë një piramidë, të patologjisë, kardiologjia është në vend të parë me 35%”- shtoi ai.4500 vizita regjistrohen në javë në 30 qendrat shëndetësore verore të shpërndara në gjithë vendin. Kur vala e të nxehtit afrikan ka nisur të sjell ndikimin e saj në Shqipëri, mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes, me ekspozimin në diell, si dhe ushqyerjen e shëndetshme. Edhe pse në vendin tonë nuk ka asnjë jetë të humbur si pasojë e vapës, bluzat e bardha, thonë se çdo ditë ka fatalitet, që mund të ndikohen nga faktorët e motit.