Prirja drejt teknologjisë e ka shtyrë 16-vjeçarin Oren Gorenca që të investojë dhe të thellojë njohuritë prej 3 vitesh në një nga fushat më të kërkuara në botën online.
“Krijimi i lojërave ose game development do ishte një rrugë perfekte për mua. Mendoj se një karrierë e bazuar në diçka që më pëlqen do të ishte shumë e bukur”, tha ai.
Nga ky Janar për herë të parë për të gjithë të rinjtë si Oreni, që duan të aftësohen në fushën e teknologjisë, Bashkia e Tiranës ofron kurse digjitale falas në qendrën TUMO tek piramida.
Shqipe Berisha, menaxhere, Tumo: Kurset falas do jenë për të gjithë nxënësi pra dhe ata që ishin po dhe të rinjtë që vijnë. Çdo adoleshent që është nga 12 deri në 18 vjeç mund të vijë të regjistrohet që nesër.
Menaxherja e qendrës së kreativitetit teknologjik TUMO thotë se të rinjtë po shfaqin interes në rritje ditë pas dite.
Shqipe Berisha: Interesi më i madh ka qenë për programimin dhe game development sepse aty e shohin të ardhmen.
“Kam zgjedhur robotikën… Më pëlqen se shpreh kreativitetin tim.”
“Unë merrem me pikturë dhe jam duke u fokusuar më shumë tek pjesa e designe, sepse më ndihmon të zhvilloj talentin tim edhe në botën digjitale.”
Në qendrën TUMO mund të ndjekin kurse rreth 4000 nxënës në javë.