Pasi kompania Astra Zeneca nisi tërheqjen e vaksinës së saj kundër Covid 19 dhe pranoi se mund të shkaktonte një efekt të rrallë anësor si mpiksja e gjakut, Instituti i Shëndetit Publik qetëson ata që kanë marrë dozat e saj në Shqipëri.
“Këto reaksione anësore shfaqen 5 deri 30 ditë pas bërjes së vaksinës. Kjo nuk ka asnjë ndikim afatgjatë. Pra kushdo që ka bërë vaksinën AstraZeneca nuk ka pse të shqetësohet.”
Në Shqipëri kanë hyrë rreth 538 mijë doza Astra Zeneca nga India dhe Suedia 78% e të cilave u aplikuan. Të parët që morën dozat e saj marsin e vitit 2021 ishin mësues dhe pedagogë.
Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino thotë për ”abc news” se personat janë monitoruar dhe ndër efektet negative të konstatuar ishin vetëm temperatuara apo mpirja e krahut.
“Ne nuk kemi pasur reaksione ansorë të tillë, pra të kemi pasur kundërtrupa ndaj pf4 apo shenja të tilla, trombozë sinuesesh pas një vaksnimi, natyrisht ka pasur temperaturë sepse kjo është normale, por nuk kemi pasur raste të tilla”
Me vijimin e kërkimeve për këtë vaksinë në botë ndryshuan dhe udhëzimet e përdorimit të saj në vendin tonë deri në ndërprerjen e plotë, nëntë muaj pas nisjes sa aplikimeve.
“Kjo lloj vaksine është përdorur në vendin tonë deri në dhjetor të 2021, më pas nuk është përdor, në nëntor të këtij viti ne kishim disa të dhëna mes vaksinës dhe këtij sindromi.
Efektet negative, temperaturë, njerëz që mund të kishin një lloj mpirje, i monitoruam dhe më tej se natyrisht duke patur këtë frikë, i monitoruam. Një pjëse e njerëzve që mund të mendomin se kishin risk nuk bënë dozë të dytë Astra, bën Pfizer ose kineze.
Në udhëzime u tha të përdoret kryesisht mbi 60 vjecc dhe nuk kanë tendëncë për të bërë trombocitopeni. Jemi përpjekur ta ndalojmë te gratë që marrin kontraceptiv, por skemi pasur efekte anësore afatgjata.”
AstraZeneca nisi tërheqjen e vaksinës nga tregu me aryetimi se kompania nuk bën përditësimin e saj me shtamet e reja të Covid 19. Ndërsa Agjencia Europiane e Barnave më 7 maj njoftoi se dozat e saj nuk janë më të autorizuara për përdorim.