Aktualitet

Ja pse gjobiten shoferët, INSTAT: 24,8% e gjobave për shpejtësi

Aksidentet rrugore po rriten nga viti në vit. Sipas statistikave zyrtare nga 1.285 aksidente rrugore të ndodhura në vitin 2023, 1.110 ose 86,4% kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit ndërsa 175 ose 13,6 % si pasojë e sjelljes së këmbësorëve.

Ndërsa këmbësorët duket se janë më të ndërgjegjësuar nga një vit të tjetrin, dhe kjo reflektohet me numrin në rënie të aksidenteve të shkaktuar prej tyre në 3 vitet e fundit, shoferët vijojnë të shkelin rregullat e për pasojë aksidentet po rriten.

Raporti i INSTAT që ka marrë në analizë 3 vitet e fundit të aksidenteve rrugore ka nxjerrë në pah se masat administrative janë rritur me 18 %, krahasuar me vitin 2022.

Ajo çfarë bie në sy është se tejkalimi i normave të shpejtësisë është shkelja më e përsëritur nga shoferët, që është edhe shkaku kryesor i aksidenteve.

Gjobat për “Mosrespektimi i normave të shpejtësisë” zënë 24,8 % të totalit të masave të vendosur për vitin 2023.

Veç shpejtësisë, shoferët nuk respektojnë sinjalizimet rrugore, një tjetër shkak që çon në aksidente rrugore. 12,1% e gjobave kanë pikërisht arsyetimin e  “Mosrespektimit të sinjalizimeve rrugore”.

Exit mobile version