Kembesoret nuk ndjekin si duhet vizat e bardha ne rruge. Nuk respektojne rregullat e qarkullimit rrugore. Kryeqytetasit, shpesh nuk ecin në vija të bardha dhe kalojnë rrugën me semafor të kuq, duke u bërë shkak për aksidente. Eksperti rrugorë, Fadil Likaj në një intervistë për Euronews Albania, thotë se kodi rrugor parashikon gjobë në këto raste, por ato nuk vihen pasi mungon mekanizmi për ti vjel gjobat.
Këmbësorët shpesh janë burim aksidenti, pasi nuk respektojnë sinjalistikën rrugën.
Mjafton një vëzhgim në rrugët e Tiranës, për të kuptuar se shumë qytetarë, e injorojnë sinjalistikën rrugore, duke rrezikuar veten teksa kalojnë në rrugë me semafor të kuq dhe jashtë vijave të bardha.
Sinjalistika rrugore, horizontale apo vertikale është e detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë, këmbësor apo drejtues mjetesh.
Sipas të dhënave të institutit statistikave, shumica e aksidenteve rrugore në zonat urbane kanë si shkaktarë sjelljen e padisiplinuar të këmbësorëve.
“Në zonat urbane ku kemi përqendrim më të madh të popullsisë aty kemi dhe problemet me aksidentet, automjet- këmbësorë, pasi qytetarët nuk lëvizin në vendet e duhura por lëvizin në mënyrë të çrregullt dhe në këtë formë rritet propabiliteti që ato të aksidentohen”- tha Fadil Likaj ekspert rrugor.
Kodi rrugor në nenin 144 të tij parashikon gjobë nga 1 deri në 3 mijë lekë për këdo që nuk zbaton sinjalizimin rrugorë, por asnjë këmbësor nuk gjobitet.
“Të merren masa adimistrative për këmbësorët ashtu sic edhe kodi rrugorë e parashikon por nuk aplikohet se nuk është zgjedhur mekanizmi që të vilet masa administrative për këmbësorët”- shtoi ai.
Eksperti sugjeron që Shqipëria të ndjek modelet e zbatueshme në disa vende të Europës, ku gjobat për këmbësorët kalojnë në faturat e energjisë elektrike, ujit apo taksave. Për këtë ai kërkon që të ketë një bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe policisë së shtetit.