Aktualitet

Këtë vit akademik ,500 studentë më pak. Xhelaj: Rënie më të theksuar kanë degët e shkencave ekzakte. Në fizikë u regjistruan 8 studentë, te kimia 5

Këtë vit akademik në auditoret e universiteteve janë ulur rreth 500 studentë më pak se një vit më parë.

Në mbylljen të raundit të fundit të regjistrimeve, rezultojnë të parealizuara rreth 11 mijë kuota, nga 32 mijë që ishin miratuar në total.

“Sivjet kemi 21 323 maturantë të regjistruar në të gjithë institucionet e arsimit të lartë universitete ose Kolegje. Kemi lëvizje me 1.5-2% minus këtë vit.”

Sipas drejtorit të rrjetiti akademik shqiptar, arjan xhelaj janë me dhjetra degë në universitet publike që kanë më pak se 10 studentë. Në fakultetin e Shkencave të Natyrës pavarëisht raundit të lirë dega fizikë dhe kimi kanë përkatësisht 8 dhe 5 studentë të regjisitruar.

“Degët  që kanë pasur më pak regjistrime janë degët e shkencave ekzakte, gjuhën greke, gjuha ruse. Edhe spanjishtja ka pasur vetëm 4 maturantë.”

Ndërsa degët që kanë realizuar pothuajse të gjitha kuotat janë ato që ofrojnë mundëis punësimi jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë vendit.

“Mjeksia, Stomatologjia, Infermieritë jo vetëm në Tiranë por edhe ne rrethe, Arkitektura, Ndërtimi etj kanë rezervuar 100% të kuotave.”

Këtë vit univiersitet private kanë fituar më shumë terren, pasi kanë një rritje të numrit të regjistrimeve, duke zënë rreth 30% të totalit të studentëve të regjistruar, ndërsa 70% janë në publik. Vitin e shkuar raporti ishte 75% në publik, dhe rreth 25% në privat.

REGJISTRIMET NË UNIVERSITET

Viti akademik 2022-2023          21,800 studentë

Viti akademik 2023-2024         21,323 studentë

REGJISTRIMET TEK SHKENCAT E NATYRËS

Fizikë                                                9 studentë

Kimi                                                   5 studentë

Kimi industriale dhe mjedisore         4 studentë

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

Greqisht     0 regjistrime

Rusisht               1 student

Spanjisht            4 studentë

Turqisht             7 studentë

Exit mobile version