Këtë vit akademik në auditoret e universiteteve janë ulur rreth 500 studentë më pak se një vit më parë.
Në mbylljen të raundit të fundit të regjistrimeve, rezultojnë të parealizuara rreth 11 mijë kuota, nga 32 mijë që ishin miratuar në total.
“Sivjet kemi 21 323 maturantë të regjistruar në të gjithë institucionet e arsimit të lartë universitete ose Kolegje. Kemi lëvizje me 1.5-2% minus këtë vit.”
Sipas drejtorit të rrjetiti akademik shqiptar, arjan xhelaj janë me dhjetra degë në universitet publike që kanë më pak se 10 studentë. Në fakultetin e Shkencave të Natyrës pavarëisht raundit të lirë dega fizikë dhe kimi kanë përkatësisht 8 dhe 5 studentë të regjisitruar.
“Degët që kanë pasur më pak regjistrime janë degët e shkencave ekzakte, gjuhën greke, gjuha ruse. Edhe spanjishtja ka pasur vetëm 4 maturantë.”
Ndërsa degët që kanë realizuar pothuajse të gjitha kuotat janë ato që ofrojnë mundëis punësimi jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë vendit.
“Mjeksia, Stomatologjia, Infermieritë jo vetëm në Tiranë por edhe ne rrethe, Arkitektura, Ndërtimi etj kanë rezervuar 100% të kuotave.”
Këtë vit univiersitet private kanë fituar më shumë terren, pasi kanë një rritje të numrit të regjistrimeve, duke zënë rreth 30% të totalit të studentëve të regjistruar, ndërsa 70% janë në publik. Vitin e shkuar raporti ishte 75% në publik, dhe rreth 25% në privat.
REGJISTRIMET NË UNIVERSITET
Viti akademik 2022-2023 21,800 studentë
Viti akademik 2023-2024 21,323 studentë
REGJISTRIMET TEK SHKENCAT E NATYRËS
Fizikë 9 studentë
Kimi 5 studentë
Kimi industriale dhe mjedisore 4 studentë
FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA
Greqisht 0 regjistrime
Rusisht 1 student
Spanjisht 4 studentë
Turqisht 7 studentë
Leave feedback about this