Nata e ndërrimit të viteve në kryeqytet ka rezervuar shumë supriza për të gjithë qytetarët apo dhe turistët e shumtë që do të mblidhen tek Sheshi “Skëndërbej”.
Në prag të mbërritjes së Vitit të Ri, në sheshin Skënderbej që prej disa javësh është kthyer në kryeqendrën e festimeve dhe argëtimit, do të ketë një koncert festiv me artistët më të mirë të të gjitha trevave shqipfolëse.
Ndërsa kur 2023-shi t’i lërë vendin vitit 2024, është rezervuar një spektakël i madh fishekzjarresh nga Bashkia e Tiranës, që do ta shndërrojnë qiellin e kryeqytetit në një mozaik shumëngjyrësh.
Pra, për të gjithë ju që ende nuk e keni menduar se ku do ta kaloni natën e ndërrimit të viteve, Tirana mbetet alternativa më e mirë për një natë festive të paharrueshme.