Aktualitet

Tik-Taku I fundit I 2023 në Tirana në pritje të 2024, rrugët e mbushura plot për blerjet e fundit

Tashmë numërohen dhe tik-taket e fundit të orës së fundit për vitin 2023. Kanë mbetur pak orë nga ndërrimi I viteve. Dita e fundit e 2023, e gjen pjesën më të madhe të qytetarëve duke nxituar për të bërë blerjet e fundit për natën festive.

Për ta pasur shtëpinë dhe tryezën plot, kjo është tradita e shqiptarëve për çdo fundvit.

“Pak a shumë me plotësu gjërat”.

“Morëm një gjel. Të gjitha i kemi, nuk na mungon gjë”.

Ndërsa pastiçeritë nxitojnë të përfundojnë porositë e fundit për bakllavanë, ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste.

“Që me datë 20 kanë filluar porositë, i kanë marrë dje, pardje. Me thënë të drejtën, içik më pak sivjet”.

Të tjerë qytetarë orët e fundit të vitit të vjetër, i marrin më shtruar, duke pirë kafen e fundit për këtë vit me miqtë e familjarë, dhe për tu argëtuar në qendër të qytetit, aty ku edhe do ta presin 2024.

“Jam nga Greqia. Erdha në Shqipëri për të pritur ndërrimin e viteve. Nuk kemi vendosur akoma se çfarë do të bëjmë, por besojmë se do ta presim këtu në qendër”.

“Me familjen në shtëpi dhe pastaj më mbrapa shohim”.

Dhe nuk mungojnë as urimet për Vitin e Ri.

“Shëndet e mbarësi ishalla”.

“Gëzuar”

“Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen, mbarësi, harmoni paçin në shtëpitë e tyre”.

Bashkia e Tiranës do të organizojë një koncert me emrat me të pëlqyer të momentit për natën e ndërrimit të viteve dhe të dhurojë një spektakël fishjezjarresh që do të zgjasë më shumë se 10 minuta.

“Numërimi mbrapsht ka filluar dhe në këtë atmosferë festive ne ju urojmë shqiptarëve gëzuar”.

Exit mobile version