Zgjidhja e problemeve te shikimit tek te vegjelit eshte fokusi kryesore I Ministrise se Shendetesise. Aktualisht në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, prej afro një viti po zhvillohen edhe kontrollet për problemet me shikimin. Zbatimi i Programit Kombëtar për depistimin e problemeve me shikimin tek nxënësit e moshave nga 6 deri në 14 vjeç, ka konstatuar problematika të shumta, për të cilat është kërkuar ndërhyrja e mjekëve specialistë të okulistikës. Referuar të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rezulton se janë kryer mbi 120 mijë depistime të shikimit për kontrollin e vizusit, prej të cilave, më shumë se 15.000 fëmijë janë referuar tek mjeku specialist, për të korrektuar problematikat që janë evidentuar në shikimin e tyre. Mjekët bëjnë me dije se shkak për shtimin e problemeve me shikimi tek këto grupmosha po bëhet edhe qëndrimi i tejzgjatur i fëmijëve para ekraneve, përdorimit të telefonit apo pajisjeve të tjera të teknologjisë. Sipas autoriteteve të shëndetësisë, programi i kujdesit për shikimin do të vijojë në të gjitha shkollat e arsimit të detyruar në vend, duke bërë kontrollin e parë në shkolla, si dhe duke referuar të gjitha ato raste të cilat mund të kenë problematika me shikimin, për ndjekje më të specializuar tek mjeku specialist.