Aktualitet

Kryeministri Rama publikon projektin e miratuar të Urës së Zogut mbi Lumin Mat.

Pas protestave te shumta per shkaterrimin e Ures se Zogut mbi lumin Mat reagon Qeveria.  Ura e Zogut, do te rregullohet ky eshte lajmi qe ka dhene diten e djeshme Qeveria Shqiptare.  Vete Kryeministri Edi Rama njoftoi se Ura e Zogut mbi lumin Mat, një monument kulture, do të restaurohet nga Qeveria Shqiptare dhe projekti tashmë është miratuar. Rama ndan dhe pamjet e projektit dixhital të hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. “Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat, monument kulture. Tashmë projekti i hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale për ndërhyrjen në këtë objekt”, shkruan Edi Rama.  Nderkaq sot, ura me harqe ose e quajtur ndryshe Ura e Zogurt mbi lumin Mat po shkon drejt shkatërrimit. Ajo nuk qarkullohet më nga automjetet, mund të lëvizin vetëm këmbësorët e zones perreth. Çdo ditë, ura dëmtohet nga reshjet ose persona të papërgjegjshëm, të cilët marrin pjesët metalike nga strukturat e ures. Keshtu kane njoftuar per ngjarjen jo vetem banoret e zones por edhe inxhinieret e fushes. Kujtojme se në mars të vitit 2022 organizata Europa Nostra e renditi Urën e Zogut ndër 7 monumentet më të rrezikuara, e ndërsa pak dite me pare inxhinieri dhe arkitekti nga kjo organizatë inspektuan nga afër këtë urë. Kujtojmë se një muaj më parë njëra nga këmbët e urës pësoi një shembje prej disa centimetrash duke rrezikuar seriozisht shembjen  e saj. Gjithashtu pjesë u bënë dhe studentë dhe pedegogë te inxhinierisë dhe arkitekturës. Ura e Zogut është një nga asetet e trashëgimisë kulturore shqiptare, e ndërtuar në vitin 1927 e që prej asaj kohe nuk ka patur asnjë ndërhyrje. Inxhinieri nga organizata Europa Nostra nxori ne pah rendesine e ketij monumenti si dhe mundesine per ta mbrojtur ate. Dy këmbët e saj kanë pësuar çarje.
I vetmi që shqetësohet për të është ky specialist i ndërtimit. Gjergj Ngjeçi thotë se ura është rrezik dhe institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për rikonstruksionin e saj. Vepra kulturore që po degradon dita-ditës është e njohur si një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Ajo ndodhet në krahun e majtë të Rrugës së Kombit dhe ura lidhej me Kurbinin, Mirditën dhe Lezhë.

Exit mobile version