Shendetesi

Situata me Covid-19 në vend, MSH: Asnjë humbje jete dhe 9 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit.

Ministria publikon bilancin e te infektuarve me Covid19.Covid eshte present ende ne vend. Pas kryerjes se 342 testimeve ne total kane rezultuar vetem 9 prej tyre te infektuar. Ministria e Shëndetësisë Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 342 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

5 në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Përmet, Berat.

Janë 126 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,636 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 342

Testime totale 2,036,200
Raste pozitive 333,358
Raste të shëruara 329,636
Raste Aktive 126
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 105
Fier 10
Shkodër. 3
Vlorë 3
Berat. 3
Durrës. 1
Gjirokastër. 1

Exit mobile version