Shendetesi

Kujdes nga cigaret “Vapes”, mjekja: Substancat e tyre shkak për sëmundjet serioze

Është kthyer në fenomen tek adoleshentët,.konsumimi i produkteve të nikotinës me avull, që njihen edhe si “Vape” Ato blihen lehtësisht në kioska apo dyqane në Tiranë edhe pse ligji ndalon përdorimin e duhanit për moshën nën 18 vjeç.  Pneumologia Elona Hila ka bërë apel që të rinjtë të kenë kujdes nga cigaret “Vapes”. E ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euroneës Albania, ajo u shpreh se Vapes” përmbajnë kimikate dhe substanca që mund të bëhen nxitës për sëmundje serioze. “Vapes” përmbajnë kimikate dhe substanca. Një nga këto substanca është një faktor nxitës për një sëmundje serioze që është një lloj fibroze plumonare. Substancat që përdoren ose hapen në Vapes fajësohen për probleme të ndryshme, për kollë, për teshtima. Mushkëria është pema e organizmit tonë”- tha ajo. Produktet e duhanit apo të alkoolit me ligj janë të ndaluar për moshën nën 18 vjeç. Por fëmijët dhe të rinjtë i blejnë ato lehtësisht, mjafton të nxjerrin paratë .Produkte të tilla, si Vape apo cigaret elektronike, këshillohen vetëm për konsumuesit e duhanit tradicional, me qëllim t’i ndihmojë ata për ta lënë

Varësia, problem i vazhdueshëm

Të gjitha produktet e lartpërmendura përmbajnë nikotinë. Siç e dimë kjo lëndë krijon varësi, kështu që trupi dhe truri krijon një lidhje me nikotinën duke e kërkuar gjatë gjithë kohës. Heqja dorë nga produktet e duhanit kërkon vendosmëri të palëkundur, ndaj për adoleshentët është edhe e vështirë që të shkëputen nga produkte të tilla, kur truri i tyre krijon varësi edhe nga përbërës si sheqeri. Pavarësisht të gjithave, përdorimi i vape nga rinjtë shkakton një sërë problemesh shëndetësore. Sipas një studimi nga universiteti i Harvard, përdorimi i pajisjeve Vape nga adoleshentët shkakton probleme me frymëmarrjen. Të dhënat treguan se një kimikat i njohur si diacetil shkaktonte simptomën e njohur si ‘mushkëria kokoshkë’ e cila dëmton muret e mushkërisë. Gjithashtu te adoleshentët nxit shfaqjen e problemit me refluksin por edhe me pneumonisë të lipideve.

Disa nga mënyrat që mund të parandalojnë adoleshentët për të përdorur këto produkte, është komunikimi i vazhdueshëm me ta duke shkëmbyer informacione të vlefshme. Diçka tjetër që stafi shkollor mund të bëjë përveç sigurisht monitorimit të adoleshentëve, është ndërgjegjësimi i tyre përmes punonjësve social në shkolla por edhe të punojë në projekte të ndryshme ku fëmijët të jenë ata që përgatisin informacionet. Ndërsa nga ana e institucioneve shtetërore nevojitet forcimi i kontrolleve të shpeshta në pikat e shitjes pranë shkollave apo vende që frekuentohen nga këto grupmosha për të parandaluar shitjen e produkteve të tilla.

Exit mobile version