Shendetesi

Kujdesi Dentar i përqendruar dhe për fëmijët e Tiranës.

“Në shkollën “28 Nëntori” në Laprakë, ku kujdesi dentar për fëmijët ofrohet me pajisje të reja falë investimit tëMinistrisë së Shëndetësisë ashtu siç kemi bërë në 10 shkolla të Tiranës dhe në 9 shkolla të Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit”, thuhet në një deklaratë zyrtarë të bërë në rrjetet sociale nga ministria e shëndetësisë znj Ogerta Manastirliu. Ministria shton faktin se këtë vit ndryshe nga vitet e tjera do të dyfishohet numri I kabineteve të reja dentare në shkolla.  “Mbi 116 mijë fëmijë kanë kryer depistime e trajtime për kujdesin e dhëmbëve në kabinetet dentare fikse në shkolla, si dhe përmes . Klinikave Stomatologjike Lëvizëse për fëmijët në shkollat e zonave rurale, që i kanë siguruar nxënësve akses dhe cilësi në shërbimin dentar me aparatura bashkëkohore”, thekson Manastirliu në prononcimin e saj në mediat sociale.. Me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç, ka filluar në 10 shkolla të Tiranës, më konkretisht, në shkollën “Jeronim de Rada”, “Shkolla e Kuqe”, “Vasil Shanto”, “Mihal Grameno, “Kushtrimi i Lirisë”, “Bajram Curri”, “Lasgush Poradeci”, “28 Nëntori”, “Halit Caka” dhe “Qazim Turdiu”, ku janë ndërtuar unite dentare të reja, duke krijuar kabinetet model të ofrimit të shërbimit dentar për fëmijët në shkolla. Në Durrës programi i dentistrisë do të zbatohet në shkolla 9 vjeçare “Naim Babameto”, “Abedin Dino”, “Njazi Mastori”; në Elbasan në shkollat “Luigj Gurakuqi”, “Jorgji Dilo”, “Bardhyl Popa”; në Shkodër në shkollat “Ismail Qemali”, “Ndre Mjeda”. Gjithashtu ka nisur Programi i Parë Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, që përfshin pa dallim të gjithë fëmijët, nga të porsalindurit e deri në moshën 14-vjeçare, për kryerjen e depistimit apo kontrollit periodik të syve falas për më shumë se 270 mijë fëmijë. Një program, i cili do të mundësojë që në momentin e lindjes deri në moshën 14 vjeç, të kemi një depistim të vazhdueshëm përsa i përket kujdesit ndaj syve, duke bërë kontrollin e parë në shkolla dhe duke referuar të gjitha ato raste të cilat mund të kenë problematika me shikimin, tek mjeku specialist

Exit mobile version