Aktualitet

 U shpërtheu bombula në shtëpi, nje familje përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:15 në Patos të Fierit. Mësohet se në lagjen ‘Grizë’, një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit, i cili është shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi. Shperthimi I bombules se gazit ka ardhur si pasoje e pakujdesise dhe mundesise per te “Fikur” flaket e zjarrit. Ndërkohë, nga ngjarja e ndodhur brenda familjes kanë pësuar degie trupore tre anëtarë të familjes, Fatmir Saliaj, Ylvie Saliaj dhe Daniela Shpërdheja, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Theksojme se perdorimi I bombulave të gazit për gatim do një kujdes të shtuar jo vetëm nga fëmijët por edhe nga përdoruesit e saj. Eshtë për tu theksuar se një pjesë e madhe e familjeve nuk janë të trajnuar në rast ngjarje të tilla. Jo vetëm kaq po shumica e familjeve shqiptare as qe kanë informacionin me te thjeshte per sigurimin e banesave tyre ne rast shperthimi bombulave te gazit, shperthimi tubacioneve, termeti dhe fatkeqsi te tjera. Familjes Saliaj I urojme sherim sa me te shpejte dhe u bejme me dije te gjithe shqiptareve te bejne te mundur sigurimin e shtepive nga zjarri dhe rreziqet shtese dhe sigurimin e shendetit.

Exit mobile version