Zvarritjet e proceseve gjyqësore dhe pretendimet për vendime të padrejta janë ankesat më të shpeshta të qytetarëve, për prokurorët dhe gjyqtarët pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.Zyra e këtij të fundit, sipas raportit vjetor, u përballë gjatë vitit 2022 me 3467 ankesa për shqyrtimi dhe doli në një përfundim për 1715 ankesa dhe pjesa tjetër e tyre do të mbarten për vitin 2023.Por edhe pse numri i ankesave është i lartë, vetëm në 70 raste, ILD ka nisur hetim disiplinor për magjistratët, prokurorë apo gjyqtarë.Mes prokurorëve dhe gjyqtarëve, këta të fundit akuzohen më shpesh nga qytetarët për shkelje në mbi 1 mijë raste.Ka nga ata qytetarët që ngrenë dyshime se aktorët e drejtësisë bashkëpunojnë për të mos dhënë drejtësi, duke dorëzuar 312 ankesa për gjyqtarë dhe prokurorë së bashku.Rrethi gjyqësor i Tiranës ka numrin më të lartë të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët sa i takon punës së magjistratëve, kjo edhe për shkak të numrit më të lartë të tyre. Në 115 ankesa nuk identifikohet subjekti ndaj të cilit ngrihen pretendime.