Problemet e autobusave të linjave urbane në Tiranë nuk kanë të sosur. Këtë herë për fat të mirë nuk ka qenë aksident me automjete të tjëra por autobusi I institutit merr flak ne rruge. Konkretisht behet e ditur se një autobus i linjës së Institutit u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje këtë të hënë në Tiranë. Burime zyrtare të policisë thonë se mjeti i transportit publik u dogj pjesërisht në pjesën e motorit. Nga ngjarja nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa policia shprehet se paraprakisht dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkaqe aksidentale. “Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia e Tiranës në një njoftim për mediat.