Aktualitet

Riprovimi, 90% ngelës, personat që hyne per rimarrjen e patentës.

Edhe pse rezultojnë  të  kenë  përvojë  në  drejtimin e automjeteve sërish ngelin në  riprovimin e rimarrjes së  patentës. Këtë  fakt e pohojnë  të  dhënat e  publikuara nga Drejtoria e Transportit. Konkretisht nga ky institucion, thuhet se; brenda një viti 350 drejtues mjeti kanë humbur të gjitha pikët e patentës duke u rikthyer sërish në provim si në teori ashtu edhe në praktikë. Të dhënat e Drejtorisë së Transporteve tregojnë se 90% e tyre ngelin sërish në provim. Në listën e siguruar nga Tv Klan, ajo që bie në sy është fakti se shumica e tyre e kanë marrë patentën prej dhjetëra vitesh, madje prej vitit 1995. Për ekspertët e sigurisë, kjo tregon nivelin e ulët të tyre për njohjen e sinjalistikës. Artur Sulçe, ekspert i sigurisë rrugore thekson per tv Klan se: Kjo tregon nivelin e ulët të tyre. Ose këto nuk janë përdorues rruge që e kanë marrë lejen e drejtimit sot mund ta kenë marrë shumë më përpara dhe ndoshta jo një filtër i mirë i tyre i mëparshëm. Më parë kishim vetëm 2 mijë automjete ndërsa tani kemi me miliona automjete. Për këta drejtues automjetesh të cilët janë problematikë në lëvizje, sidomos në zonat urbane, duke lëvizur me shpejtësi të mëdha, filtri i tyre  është shumë i mirë i policisë. Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, bllokimi dhe rikthimi në testim shihet si pozitiv, pasi mosnjohja e rregullave shkakton shpesh aksidente të rënda.“Kjo reflektohet sepse ne jemi shumë agresivë gjatë drejtimit të mjetit dhe këta persona e kanë shumë të vështirë për të rritur nivelin organik të kuptuarit të sigurisë rrugore. Edhe puna e policisë duke i konstatuar këta që janë rrezik për shoqërinë, i ka ndaluar dhe i ka çuar për bllokimin e lejes së drejtimit të tyre që të hyjnë nga e para siç e ka çdo vend i botës”.Leja e drejtimit ka 20 pikë, por ato hiqen për drejtuesit e mjeteve që janë përsëritës të shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.

Exit mobile version