Aktualitet

Mësuesit në provim kualifikimi më 11 maj, kriteret që duhen plotësuar.

Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin për kualifikimin e mësuesve të cilit mesatarisht gjatë një vitit i nënshtrohen rreth 4 mijë mësues. Provimi me shkrim për mësuesit e kategorisë II dhe III të kualifikimit të mësuesve në Sistemin Arsimor Parauniversitar, për vitin shkollor 2023-2024, do të zhvillohet më datën 11 Maj 2024, ora 10:00-12:30, në Tiranë, në mjediset e planifikuara nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë.

Mësuesi, që këkon të kualifikohet, plotëson kërkesën për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon atë në ZVAP-në Tiranë së bashku me portofolin profesional sipas profilit përkatës, brenda datës 27 Shkurt 2024. Arsimtarët të cilët kanë 20 vite përvojë pune nuk do t’i nënshtrohen testit si pjesa tjetër e mësuesve, ashtu si dhe vitin e shkuar. Zyrat Vendore Arsimore në bashkëpunim me drejtuesit e rrjeteve profesionale harton kalendarin e zhvillimit të orëve mësimore të hapura për mësuesit e kategorisë së parë në periudhën 1 Prill-26 Prill 2024.

Procedurave të kualifikimit u nënshtrohen detyrimisht të gjithë mësuesit të cilët, deri më 31 Dhjetor të vitit 2023, plotësojnë kushtet për vjetërsinë e punës në arsim, të paktën 5 vjet punë për kategorinë e III, 10 vjet punë për kategorinë e II, të paktën 20 vjet punë për kategorinë e I të kualifikimit “Mësues mjeshtër”. Kalueshmëria në provimin e kualfikimit varion nga 93% në 96 % në 10 vitet e fundit.

Rezultate më të dobëta në kualifikim marrin mësuesit e rinj, ata të arsimit fillor dhe ata që punojnë në shkolla që janë në zona të thella të vendit, por pavarësisht rezultateve që ata marrin në këtë testim, nuk u cenohet vendi i punës, vetëm nuk përfitojnë rritje të pagës sipas kategorisë.

Exit mobile version